Site icon Telegrafi

Manifestimi “Foto Flaka” me pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare

“Foto Flaka”, manifestim përcjellës në kuadër të “Flakës së Janarit 2018”, ka mbledhur fotografë nga të gjitha trojet shqiptare. Ata i kanë ekspozuar fotografitë e tyre në foajenë e Teatrit të Gjilanit.

Burim Baftiu, organizator, ka thënë se “Foto Flaka” do të qëndrojë e hapur nga 20-27 janar, kur do të ndahet çmimi për fotografinë më të mirë dhe filmin më të mirë.

Sipas tij, të ekspozuara janë 36 fotografi, të gjitha me format të njëjtë (në mesin e 70 fotografëve që i kanë dërguar)

“Motivet janë të llojllojshme – peizazhe, portrete…”, ka thënë Baftiu.

Exit mobile version