Asociacioni qytetar “Shkupjanja Nënë Tereza” prej ot e deri m 5 shtator organizon Manifestimin “Ditët e Shën Nënë Terezës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në suaza të këtij manifestimi sot do të vendoset kurorë me lule para Pllakës përkujtimore në vendin e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës dhe do të vizitohet dhoma-përkujtimore e saj në Kullën feudale.
Gjatë manifestimit do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut dhe meshë e shenjtë në Kishën Katolike në Shkup./Telegrafi/