Me organizim të Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika dhe Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër në hotelin ‘Aleksandar Palace’ në Shkup do të mbahet manifestimi me rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 në Ohër dhe kjo marrëveshje konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit:
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë
3. Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor /Telegrafi/