Telegrafi

Manifesta në Prishtinë deri më tani ka shënuar mbi 35 mijë vizita

Dua Lipa në Manifesta (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Manifesta 14 Prishtina ka patur një nisje të shkëlqyer me vlerësime të shumta nga mediat vendase dhe ndërkombëtare!

Edicioni i 14-të i Manifesta hapi dyert para një muaj, e prej atëherë reagimi i mediave vendase dhe ndërkombëtare, i vizitorëve ndërkombëtarë dhe i banorëve të Prishtinës ka qenë i jashtëzakonshëm.

Numri i vizitave të Manifesta 14 tashmë ka arritur në mbi 35,000, ku përfshihet edhe një vizitë nga këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e cila gjatë vizitës së qytetit të saj, po ashtu vizitoi disa nga hapësirat tona.

Manifesta në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Programi i Manifesta 14 vijon mes ekspozitave dhe ndërhyrjeve artistike në të gjitha hapësirat e bienales, prej të martës në të diel, duke nisur prej orës 10:00 deri më 20:00.

Gjithashtu, ka njoftuar eventin e parë të ‘Manifesta Nights’ në bashkëpunim me kolektivin Hyjneshat, që do të mbahet më 26 gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. /Telegrafi/

Dua Lipa në Manifesta (Foto: Dua Lipa/Instagram)