Telegrafi

Maniche do të nënshkruajë për Ankaragucu?

Derisa javë më parë spekulohej se Maniche mund të kthehej te skuadra e tij e dikurshme Porto, e përditshmja “A BOLA” shkruan se ish-lojtari i Interit dhe Chelseat mund t’i bashkëngjitet skuadrës turke Ankaragucu.

Sipas njoftimeve të reja, Maniche do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me skuadrën turke, ndërsa do të fitojë 2.5 milionë euro për sezon.