Telegrafi

Maniake për tekste SMS

Reina Hardesty, 13-vjeçare, u ka thënë prindërve të saj: "Vetëm kam dëshirë të flas" pasi që ata kanë pranuar një faturë telefoni prej 440 faqesh, raporton Daily Mail.

Për fat të mirë, ajo kishte një kontratë e cila ia lejonte asaj të shkruante porosi pa kufi, përndryshe fatura e saj do të ishte 2.156 euro.

Babai i Reinas me emrin Greg e ka bërë publik këtë lajm në gazetën kaliforniane “Orange Country Register”, ku edhe punon si gazetar.

Një ngushëllim ishte se totali përfshinte porositë e dërguara si dhe të pranuara. Reinas i është ndaluar përdorimi i telefonit.

Ajo ka pranuar se ka katër shoqe të ngushta të cilave vazhdimisht u dërgon SMS.