Telegrafi

Mania ‘Pokemon Go’ është përhapur shumë edhe në Kosovë (Foto)

Loja shumë e popullarizuar, që është përhapur me shpejtësi të madhe në tërë botën, ka arritur edhe në Kosovë.

Shumë të rinj janë duke e praktikuar këtë lojë, në të cilën duhet të lëvizet nëpër rrugë, në mënyrë që të kapen figurat e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Nuk mungojnë lojtarët, që lëvizin nëpër rrugë me telefona dhe pajisje tjera të zgjuara në dorë, për të zënë ‘pokeball’ të shpërndarë në vende të ndryshme.

Në rrjetet sociale janë përhapur fotografi, ku ata tregojnë për përvojat dhe vështirësitë që po hasin, ndërsa po ndihmohen nga të tjerët që të tejkalojnë problemet.

Në fotografinë e postuar më poshtë, shihet një figurë në qendër të Prishtinës, si dhe diskutimi që është bërë rreth saj. /Telegrafi/