Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, tani ka 320 pika karikimi për veturat elektrike të qasshme nga publiku në të gjithë Manhatanin. Ndërkohë që e njëjta rrethinë ka vetëm 29 pika karburanti.
Kjo do të thotë se për njerëzit që jetojnë ose punojnë në Manhattan, gjetja e një lokacioni për karikimin e automjeteve elektrike është më shumë se 10 herë më e lehtë sesa gjetja e një pike karburanti, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Manhattan është një rast i veçantë, sepse shoferët kanë “luftuar” prej kohësh për të gjetur vende për t’u furnizuar me karburant.
Vlera e lartë e tokës së zonës “dëboi” shumë pika karburanti përpara se EV-të të dilnin në qarkullim.
Sipas Bloomberg, karikues të shumtë janë të vendosur në garazhet ekzistuese të parkimit.
Sidoqoftë, zyrtarët e Nju Jorkut janë të etur të shtojnë më shumë karikues në bordurë, sepse ata mund t’u shërbejnë edhe më shumë njerëzve. /Telegrafi/