Site icon Telegrafi

Manhattan në miniaturë: Maketi i qytetit nga pjesët e kompjuterit, bateritë dhe telefonat e prishur (Video)

Artisti i talentuar ka krijuar maketin e mahnitshëm të Manhattanit të Nju Jorkut, duke shfrytëzuar vetëm mbeturina prej pajisjeve teknologjike.

Zayd Menk e përfundoi punimin në miniaturë, duke përdorur pjesë të kompjuterëve, telefonave të prishur si dhe bateri të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Adoleshenti 17-vjeçar, kaloi mbi tre muaj për të kryer ketë projekt, ku secili qiellgërvishtës ka shkallën e proporcionit 0.0635:100.

Projekti i përfunduar

Në total, artisti i lindur në Zimbabve ka përdorur 263 shkopinj ngjitësi të nxehtë, 11 CPU, 27 pjesë të brendshme kompjuterësh, 15 bateri, dy orë, tri orë dore, katër audio kaseta, tharëse flokësh, shtatë mbushës dhe 13 ‘flopy’.

Disa ndërtesa, ishin një sfidë e madhe – për shkak të ndërtimit specifik që e kanë.

Menk gjatë punimeve

Në mënyrë që t’i punojë sa më mirë matematikisht, ndërtesat që zënë pjesën kryesore të Midttown Manhattan, studenti nga Herare shfrytëzoi të dhënat nga Wikipedia dhe Google Maps.

Pasi saktësonte shkallën e proporcionit, i priste me dorë dhe përpunonte mbeturinat e hedhura për riciklim. Për të siguruar materialet, ai u ndihmua nga familjarët, miqtë dhe kolegët e shkollës.

Manhattan i vërtetë

“Gjithmonë më dukej se këto pjesë teknologjike, janë si ndërtesa të vogla. Sa herë i shihja, diçka më rëndonte në mendje dhe u mundova t’i lirojë në këtë formë” ka thënë Menk.

Inspirimin e tij, ai ka dashur ta shfaqë duke e punuar vendlindjen, por infrastruktura në Zimbabve lë shumë për të dëshiruar, andaj zgjodhi këtë zone moderne amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version