Aktorja e filmit “Lost In Translation”, personifikon kualitetet “elegante, të pavarura dhe kozmopolite” të vajzës Mango për sezonin vjeshtë/dimër 2010/2011.
Me koleksionin e ri Mango paraqet vështrim e ngrohtë të veshjes klasike angleze: xhaketat me dy-nivele duke mos harruar edhe rrobat e endura. Duke kombinuar këto elemente, Mango na kthen në vitet a 70-ta, kur ikona e modës, Angelica Huston, përfaqësonte stilin dhe lirinë.
Stofi i leshit me cirka, kadife dhe lesh, e kombinuar me mëndafsh dhe ngjyravë të artë, krijon kontrastin në mes koleksionit të grave dhe meshkujve, duke i dhënë kuptim të ri veshjes klasike.
Ky "ringjallje" e 70-ta sjell ndryshime në përmasa. Theksohet struktura e kombinuar me bluzë me fund të gjatë dhe pantallona të gjera.
Në sezonin vjeshtë/dimër 2010/2011, ngjyra themelore janë kombinimi në mes të ngjyrave elegante dhe tradicionale, jeshile, blu, me tone të ngrohta dhe, tonet e kuqe të dimrit.