Kur është fjala për veshjen, periudha para nesh do të mbahet në mend për larminë e pabesueshme dhe gërshetimin e stileve, si edhe kthimin paralel të disa epokave të modës.
Vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar shumë të gëzueshme hipi janë takuar me veshjet e viteve nëntëdhjetë, ndërkaq ky bashkim interesant i stilit i pasuruar me shkëlqimin e glamurit rok dhe me larminë e viteve tetëdhjetë, transmeton Telegrafi.
E pra, po na buzëqesh sezoni argëtues dhe inspirues i modës, ndërkaq nga brendi spanjoll Mango kohë më parë ka arritur editoriali fantastik Essential, i cili, sikur një mini udhëzues, propozon pjesë rrobash të pashmangshme për sezonin vjeshtë-dimër 20016-17: nga xhinset ’90, veshjeve të mëndafshta dhe shtresave valëvitëse të tylit deri te xhaketat vintage dhe palltot nga lëkura artificiale.
Kjo është linja Iconics, e cila përfshin veshjet e rëndësishme, të cilat duhet t’i kemi në gardërobë këtë sezon. Në katalogun e Mango-s, janë prezantuar disa pjesë të rëndësishme veshjes për këtë sezon – veshje jashtë kohës së vjeshtës, pjesë nga teksasi dhe rroba të inspiruara nga vitet nëntëdhjetë.
Veç kësaj, Mango ofron rroba nga dy lloje stofrash të cilat i kemi parë në koleksionet e shumë brendeve këtë sezon. Fjalën e kemi për tylin dhe mëndafshin.
Brendi Mango në koleksionin e ri thekson xhaketat, gjithashtu do të gjeni edhe lëkurë e cila është bërë kryesore e sezonit të dimrit.
Natyrisht, Mango gjithashtu prezanton xhemperë, nuk harron dukjen sportive, që këtë vit janë në kombinim me rrobat e sofistikuara.
Kur është fjala për shtojcat e modës, Mango propozon çantat me zinxhir të artë të cilat barten mbi supe, me stile dhe ngjyra të ndryshme.
Po ju lëmë juve të vizitoni galerinë, ku do të mund të gjeni të gjitha pamjet e katalogut të ri Mango.
/Telegrafi/