Brendi spanjoll Mango prezanton linjën e re të rrobave sportive për sezonin vjeshtë-dimër 2017/18.
Stili aktiv jetësor është pjesë përbërëse e shoqërisë bashkëkohore. Sot është moderne të bëni jetë të shëndetshme, duke përfshirë ushqimin e shëndetshëm, shkuarjen në palestra dhe stërvitjet e rregullta, kështu që nuk është për t’u habitur që shumica e brendeve u kanë kushtuar kujdes të madh linjave të rrobave sportive.
Koleksioni i ri Mango sport përfshin jelekët me shkallë të ndryshme mbrojtjeje, fanella të rehatshme, xhupa, gete, xhaketa neon të punuara nga materiale të lehta, trasta dhe atlete.
Tani të gjithë adhuruesit e jogës, fitnesit dhe në përgjithësi të mënyrës aktive të jetës mund të blejnë setin komplet të rrobave në vetëm në një dyqan.
Gjërat nga koleksioni i ri gjenden në shitoret e brendit Mango dhe në internet, transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/