Mango na ka ngazëllyer me koleksionin e tij të ri i cili është i inspiruar nga vitet shtatëdhjetë, por i cili është i përsosur për vjeshtën 2019!
Vjeshta çdo ditë na është gjithnjë e më afër, andaj nuk është për t’u habitur që në dyqane tashmë mund të gjenden koleksione të reja të vjeshtës, ndërkaq neve posaçërisht na ka ngazëllyer koleksioni i ri i Mangos, transmeton Telegrafi.
Është i inspiruar nga vitet shtatëdhjetë, i pasur me modele me lara dhe xhinse, ndërkaq neve posaçërisht na kanë ngazëllyer fustanet boho, bluzat dhe xhinse-fundet dhe kombinezonet.
Përtërini gardërobën tuaj që tani dhe kënaquni me pjesë të reja rrobash!
Nga pantallonat e modelit të gjerë, deri te fustanet midi të modeleve paisley dhe kombinezoneve xhinse – ky koleksion është plot pjesë atraktive veshjesh të cilat me dizajnin që kanë nxisin nostalgjinë për vitet e çmendura shtatëdhjetë. Përqafoni këtë stil boho dhe prisni vjeshtën të gatshme!
Bluzat valëvitëse, pulovrat e ngrohtë dhe palltoja e leshtë me jakë – këtij koleksioni vërtet nuk i mungon asgjë.
E gjitha që ju mbetet është të zgjidhni ato pjesë veshjes të cilat më së miri i përshtaten shijes suaj dhe me siguri nuk do të gaboni!
/Telegrafi/