Xhinset janë një ndër materialet, popullariteti i të cilave sërish ngrihet lart, i bartin gjithkah dhe në të gjitha mënyrat e mundshme, prandaj inspirimi i mirë arrin nga Mango!
Xhinset janë thjesht rroba në të cilat mund të shkruajmë historinë, ndërkaq herë pas here popullariteti i materialit nga të cilat janë të krijuara fillon të rritet.
Kështu ka ndodhur edhe këtë sezon, prandaj pjesët e veshjeve nga xhinset sërish janë një ndër më të popullarizuarat, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi për rrobat e reja nga xhinset na ka dërguar në Mango ku kemi gjetur 7 ëmbëlsira të cilat do t’i dëshironim me kënaqësi t’i kemi.
Vajzat dhe gratë të cilat dëshirojnë stil të ëmbël me dëshirë do të kenë minixhinse, ndërsa xhaketa është pjesë e cila u rri shkëlqyeshëm si me pantallona ngjyrë të zezë ashtu edhe me ato ngjyrë të bardhë.
Pantallonat me resa janë edhe një hit i cili popullaritetin e vet të plotë do ta tregojnë në pranverë të vitit në vijim, mu sikur edhe këmishët prej xhinseve kanë treguar pranverën e kaluar.