Site icon Telegrafi

Mango, koleksioni pranverë-verë 2013

Marka ‘low cost’, shumë e dashur nga Fashion Victim, rinovon propozimet e saj për sezonin e ngrohtë, duke variuar si gjithmonë mes pamje ‘casual’. Nuk mungojnë veshje dhe aksesore të karakterit në koleksionin e ri, marka mendon për shijet e te gjithëve.

Mango synon tek një stil casual i formuar nga këmisha dhe jeans, një mënyrë pak çapkëne e kombinuar me pantallona te ngushta me stampa gjeometrike dhe rrip me kontrast. Modele me ngjyra me te hapura janë kombinuar me jeans skinny të bardhë dhe me bluza në ngjyrat pastel. Në total veshjet e bardha të formuara nga bluza me dekor, të kombinuara me sandale dhe rrip me lëkurë ekologjike në ngjyrën e kaftë.

Ndërsa modele të tjera në ngjyra të ndryshme koordinohen me xhaketa me motive gjeometrike, bluza me vija dhe t-shirt me stampa me ngjyra. /Telegrafi/

Exit mobile version