Kështu duket tregimi i cili fshihet pas fushatës së re Mango High Summer, e cila është xhiruar në Majorka.
Bregdeti. Drurët. Mëngjesi i hershëm detin Mesdhe e bëjnë më ideal për pushim të lirë dhe unik në Deia.
Në orët e pasdites, kur ajri i freskët përplaset për gurët, skena bëhet edhe më intime. Copa romantike dhe fluide, stofra të thurura, printe etnike në tone dheu dhe linja të rrafshëta nga koleksioni ynë i ri japin qëndrim të veçantë, transmeton Telegrafi.
Esenca mediterane
Të humbur në Dei, në fshatin bregdetar në veriperëndim të Majorkës. Vendi i cili gjendet midis trungjeve të ullinjve dhe portokajve në kodrën mbi det.
Peizazh idili
Gjiri është i mbrojtur nga mali me pisha nëpër shkëmbinj, vetëm që të zbukurojë tingullin e valëve të cilat lagin bregun derisa krijojnë ambient të qetë dhe hijerëndë.
Përhapja e dritës së diellit
Me perëndimin e diellit, mbrëmjet e Deias shndërrohen në ishull parajse përtej deti, sepse në drejtim të horizontit merr nuancat më të errëta të së kaltrës.
Trendët për femra
Romantizmi i cili është në qendër të vëmendjes posaçërisht vërehet në fanellat dhe fustanet me printe lulesh të përhapura, dantella dhe stofra nga shifoni.
Po ju zbulojnë etno-printet dhe qëndismat në kombinim me fustanet dhe thurjet me shtiza.
Sa u përket aksesorëve, po vëmë theksin te shportat e torbave dhe bizhuteritë e plotësuara me guaca.
Trendët për meshkuj
Pjesët më të rëndësishme janë modelet nga materialet e lehta siç janë pëlhurat dhe pambuku.
Tonet e ngjyrës së dheut janë të pashmangshme, ndërsa e kaltra dhe e bardha në qendër të vëmendjes. Vijat po bëhen vulë e vetme e inspirimit nautik.
Stili klasik dhe jashtëkohor është i inspiruar me aventurat verore dhe me ikonat filmike të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.
/Telegrafi/