Site icon Telegrafi

Mango ka fustanin e sezonit (Foto)

Fustane të rehatshme, elegante dhe të tejdukshme nga materialet e lehta janë të krijuara për sezonin e verës.

Me ditët më të ngrohta që na presin, hulumtimi për fustanin perfekt ka filluar, transmeton Telegrafi.

Nga klasiket e preferuara me të cilat gjithmonë me dëshirë u kthehemi deri te modelet e reja dhe siluetat të cilat në një pjesë sjellin freski dhe dukje efektive, shtëpitë e modës, disenjatorët dhe brendët kanë ofruar çdo model me të cilin mund ta dëshirojnë këtë sezon.

Megjithatë, vetëm disa modele janë theksuar midis atyre pjesëve më të dëshiruara të cilat do të dëshironi t’i blini me nxitin para se të shiten.

Në ndër më sharmantet fustani Mango të cilin trendesitet e popullarizuara tashmë e kanë zbuluar dhe e kanë plotësuar gardërobën e tyre verore.

Fustani më i dëshiruar i sezonit i shtëpisë së modës Mango sjell bashkim perfekt të siluetës së thjeshtë, gjatësi midi, nga liri i tejdukshëm dhe ngjyra e gjithanshme e kaltër.

Edhe pse ka shumë elemente klasike, ky fustan i mrekullueshëm i Mangos është shumë larg klasikes – detajet trendi si p.sh. me shpinë të hapur dhe supore të gjera, të kryqëzuara në shpinë dhe sumbulla kontrasti i sjellin dukje shumë moderne të cilin.

Edhe pse këto sezon me siguri mund ta përfshini midis modeleve trendi, verën e ardhshme do ta bartin pa marrë parasysh trendët të cilat do të përgatitë sezoni i ardhshëm.

I përsosur për kombinime verore, fustani Mango i cili ngadalë po i lë zbrazët dollapët e shitoreve, do të duket shkëlqyeshëm bashkë me këpucë teniste, espadrila dhe sandale me taka, i veshur vetëm, me tegelin cool T apo me këmishë romantike nën të.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version