Telegrafi

Mangësi serioze në centralet atomike në Gjermani

Megjithatë ministri për Mjedisin Norbert Röttgen, mendon se mangësitë e konstatuara nuk janë dëshmi e mjaftueshme për heqjen dorë menjëherë nga centralet bërthamore. Mundësinë e rënies mbi centrale të ndonjë avioni, ministri e quajti një rrezik të civilizimit, para të cilit nuk duhet të mbyllen sytë.

Shefi i Komisionit për Sigurinë e centraleve Rudolf Wieland, tha se 17 reaktorët gjermanë janë solidë, megjithë dallimet mes tyre. "Për disa centrale është konstatuar qartë se struktura e tyre e ndërtimit nuk është në gjendje të përballojë rënien mbi to të ndonjë avioni", tha ai, raporton Dw.

Por Komisioni nuk ka dhënë ndonjë sugjerim për kohëzgjatjen e centraleve. Partitë opozitare dhe organizatat ekologjisë kanë kritikuar raportin për sigurinë dhe kanë kërkuar mbylljen e shpejtë të tetë centraleve më të vjetra. /Telegrafi/