Telegrafi

Mangala: Nuk kam frikë nga Ibra

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala, ka thënë se ai nuk ka frikë nga PSG.

Francezi ka thënë se është i vetëdijshëm për kualitetin e lojtarëve të klubit francez, por ai është i gatshëm të përballet me ata.

“Respekt për Paris Saint Germain, po ashtu edhe për Ibrahimovic, Cavanin e Di Marian. Por, nuk kam frikë nga ata”.

“Të gjithë e dimë se Ibra po kalon në një sezon të madh, por është kritikuar shpesh se nuk ishte vendimtar në Ligën e Kampionëve, por këtë sezon ai ka vendosur edhe ndeshje të mëdha’, ka thënë Mangala. /Telegrafi/