Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka thënë se pritjet janë të mëdha për Qeverinë e ardhshme.
Ai pas takimit që pati me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se duhet respektuar vullneti i popullit pasi sipas tij populli ka votuar për ndryshim, njofton Klan Kosova.
Weber duke i referuar zhvillimeve mes LDK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje tha se partitë politike duhet të flasin si dhe t`i gjejnë modalitetet për krijimin e Qeverisë.
Ai poashtu ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se po pritet një vendim së shpejti, ndërkaq përmendi në veçanti hezitimin e Francës rreth kësaj çështje.