Site icon Telegrafi

Manfred Weber flet për herë të parë për Marrëveshjen e Prespës

Shefi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian dhe kandidat për kryetar të Komisionit Evropian Manfred Weber, për herë të parë ka folur rreth Marrëveshjes së Prespës.

Në një deklaratë për AIM, ai tha se PPE çdo herë ka mbështetur iniciativa që sjellin stabilitet dhe falje në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për Ballkanin Perëndimor, për ne kjo do të thotë se jemi vazhdimisht të kthyer kah perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. Tani është koha që çdo qeveri të vendos për çështjen e emrit dhe të merr parasysh përkujdesin e popullit dhe përgjegjësitë në Evropë”, ka thënë Weber.

Ai nuk është përgjigjur konkretisht në lidhje me deklaratën “qeveritë të vendosin për çështjen e emrit”, duke pasur parasysh se Marrëveshja e Prespës është miratuar në të dy vendet.

Ndryshe, Weber dhe PPE si partia më e madhe që ashpër kanë qenë të kritikuarnë Bruksel, për shkak të mungesës së mbështetjes publike për Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

Exit mobile version