Site icon Telegrafi

Manevski: Nuk ka bazë juridike për rizgjedhjen e të gjithë gjykatësve

Ish-ministri i drejtësisë në Maqedoni, Mihajlo Manevski është kundërpërgjigjur në diskutimin e hapur për rizgjedhjen e gjyqtarëve në pushtetin legjistlativ, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Nuk ekziston asnjë bazë juridike dhe kushtetuese për rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve dhe trupit gjykues në Maqedoni. Kërcënimet se do të ndryshohen të gjithë gjykatësit dhe punëtorët nëpër gjykata janë të pa hijshme dhe të dëmshme për sistemin gjyqësor në Maqedoni dhe bëhet sulm frontal ndaj pushtetit legjistlativ.” tha mes tjerash ish-ministri i drejtësisë në Maqedoni, Mihajlo Manevski. /Telegrafi/

Exit mobile version