Telegrafi

Manekinia u ka mbajtur leksion mode të gjithëve: Ky model i fanellës është i domosdoshëm për stil perfekt!

Ajo është aq e magjepsur me këtë model, sa që ka vendosur ta ketë në disa ngjyra

Ajo kurrë nuk bën gabime kur është fjala për zgjedhje të kombinimeve të modës, transmeton Telegrafi.

Kritikët e modës e duan, ndërkaq ndjekësit në Instagram e vërshojnë me komplimente kurdo që poston fotografi të veshjes së re.

Mund të thuhet që manekinia Rosie Huntington-Whiteley është ikonë e vërtetë e stilit.

Si duket, ky model i fanellës asaj posaçërisht i ka pëlqyer, andaj ditëve të kaluara e kemi parë të veshur kështu në këtë model në ngjyra të ndryshme.

Kjo rrobë aq e thjeshtë, por shumë efektive, e cila lehtë përshtatet me çdo gjë, sa që patjetër duhet ta keni në gardërobën tuaj.

Shikoni si Rosie kombinon këtë rrobë pa gabime:

/Telegrafi/