Nëse dëshirojmë të dukemi si Chrissy Teigen, atëherë na pëlqen…
Manekinia dhe bashkëshorte e John Legend, Chrissy Teigen, ka ndarë recetën për tost, e cila është zgjedhje më shumë se e mirë për kafjallin tuaj, madje edhe për darkë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 5 lugë e gjysmë të vogla gjalpë;
– 9 feta buke të bardhë;
– 125 ml salcë djegës të ëmbël;
– gjysmë qepe të kuqe;
– 225 gramë djathë;
– 1 pjeshkë;
– kripë.
Përgatitja:
Filloni të nxehni tiganin dhe mbështilleni me letër për pjekje. Lyeni çdo fetë buke me gjalpë dhe tepsinë në anën poshtë.
Gjithë fetën lyeni me salcë chili të ëmbël. Në katër feta buke qitni qepë, djathë dhe disa copa pjeshke.
Qitni kripë dhe mbuloni me copat e tjetra të bukës.
Sandviçët piqni në tigan të nxehur mirë dy deri tre minuta nga njëra anë. Ktheni në anën tjetër dhe piqni po aq derisa djathi të shkrihet. /Telegrafi/