Manekinia ‘plus-size’, Ashley Graham, është duke i shijuar pushimet në Portoriko. Ajo i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, ku shfaqet në plazh dhe në klube nate.
Vëmendje më të madhe nga ndjekësit e saj ka tërhequr një video, në të cilën ajo ka bërë ‘twerk’ në plazh.
E veshur me bikini të zeza, 28-vjeçarja ka treguar aftësitë e saj në dridhjen e të pasmeve.
Ndryshe, Graham do të jetë njëra prej anëtarëve të jurisë në spektaklin Ameirca’s Next Top Model që fillon në këtë muaj. /Telegrafi/