Manekini i vendosur në vitrinë reklamonte veshje intime rozë por ajo që ka acaruar disa kliente femra ka qenë përmasat e manekinit.
Siç shihet edhe në foto manekini ka një bel tmerrësisht të hollë të cilin klientët e kanë konsideruar jorealist.
Kanë qenë fillimisht dy femra që kanë nisur revoltën kundër shitësit në Tunbridge Uells dhe më pas qindra të tjera i janë bashkuar protestës.
Sipas tyre “manekini është jorealist dhe i pështirë”.
“Çfarë shembulli është ky për vajzat e reja?”, janë ankuar blerëset.
Pronari i dyqanit pas protestave të shumta ka hequr manekinin dhe ka kërkuar falje duke thënë se nuk mendonte se manekini do të shkaktonte një reagim të tillë dhe nuk kishte për qëllim të fyente njeri. /mapo.al/