Berenger Rose është një manekine e njohur australiane, të cilën burri i saj, Shane Cuthbert, e ka rrahur në mënyrë brutale dhe e ka xhiruar gjithë ngjarjen.
Në videon që është shpërndarë në internet, mund të shihet 27-vjeçarja e shtrirë dhe e pafuqishme duke e lutur burrin e saj që të ndalet së godituri. Megjithatë, ai vazhdon t’i japë goditje të forta.
25-vjeçari Shane ua ka dërguar xhirimin miqve të tij më të afërt dhe dikush prej tyre e ka publikuar videon, ndërsa rastin e ka paraqitur në polici.
Bëhet e ditur se Cuthbert për disa vite e ka keqtrajtuar gruan e tij, ndërsa në video dëgjohet duke u krenuar se si e ka rrahur me shkop.
Manekinia i ka treguar policisë se rrahja ka nisur që në momentin kur ata ishin martuar në vitin e kaluar.
“Ka pasur raste kur më ka goditur në kokë me tullë ose me bisturi mi ka prerë flokët… Më ka rrahur çdo ditë… Jam ndier si në burg”, ka treguar ajo, transmeton Telegrafi.
Shane Cuthbert aktualisht ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për dhunë familjare. /Telegrafi/
https://youtu.be/ypRynzPk92U