Telegrafi

Mane dhe De Ligt gjejnë golat e parë me Bayern Munich, bavarezët marrin fitore të thellë ndaj DC United

Bayern Munich ka fituar ndaj DC United me rezultat 6-2 në miqësoren e zhvilluar në SHBA, ndërsa golat e para me fanellën bavareze i gjetën transferimet e reja, Sadio Mane dhe Matthis de Ligt.

Ndeshja u zhvillua në Uashington, atje ku Bayern Munich po e kryen fazën përgatitore.

Manes iu deshën vetëm pesë minuta për të shënuar golin e parë për Bayernin dhe këtë e bëri nga penalltia.

Vetëm shtatë minuta pas kësaj, Marcel Sabitzer shënoi për 2-0, ndërsa Serge Gnabry shënoi për rezultatin e pjesës së parë një gol në minutën e 44-të pas një asistimi të Mane.

Me të filluar pjesa e dytë ishte radha e holandezit De Ligt, i cili kompletoi transferimin e tij këtë jave te Bayern Munich.

Joshua Zirkzee dhe Thomas Muller shënuan dy golat e fundit për Bayern Munichun, ndërsa edhe vendasit shënuan dy herë në këtë pjesë lojë me Skage Lehland dhe Theodore Ku-DiPietro.

De Ligt dhe Mane mbërritën në Bayern Munich këtë verë si përforcime të mëdha./Telegrafi/