Telegrafi

Mandzukic i shpëton dënimit pas goditjes ndaj Romagnolit

Mario Mandzukic. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, i ka shpëtuar dënimin për goditjen që i dha mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli të shtunën në derbi.

Prokurori i FIGC, Giuseppe Pecoraro, kërkoi që incidenti të shqyrtohet nga organi drejtues i gjyqësorit sportiv.

Aty u vendos se gjesti i kroatit nuk konsiderohet veprim i dhunshëm.

Ndeshja ishte mbyllur 2-1 në të mirë të Juves.

Me nga një ndeshje janë dënuar Mattia Bani i Chievo, Stefano Sturaro i Genoas, Marvin Zeegelar i Udineses, Milan Badelj i Lazio, Andrea Belotti i Torinos, Luca Ceppitelli i Cagliarit, Aleksandar Kolarov i Romës dhe Domenico Maietta i Empolit.

Sampdoria është gjobitur me 3,000 euro, për sjellje të keqe të tifozëve. /Telegrafi/