Mësohet se Mario Mandzukic e ka refuzuar ofertën për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain dhe do të qëndrojë te Juventus të paktën deri në janar.
Sipas Sky Sport Italia dhe Goal.com, kroati e ka hedhur poshtë idenë për të kaluar në Parc des Princes.
Ai u bë një shënjestër e fortë e klubit parisien pas dëmtimeve të Edinson Cavanit dhe Kylian Mbappe, por edhe largimit të mundshëm të Neymar.
Sidoqoftë, duket se Mandzukic nuk është i gatshëm ta përshpejtojë një vendim kaq të rëndësishëm për të, në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Ai rrezikon të mbetet jashtë nga skuadra e Juventusit për Ligën e Kampionëve, por duket se është i vendosur të mbetet në Torino dhe ta rishqyrtojë pozicionin e tij në janar.
Manchester United po ashtu kishte bërë një ofertë më herët gjatë verës, ndërsa kishte edhe propozime të tjera me para të mëdha nga Kina.
33-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021./Telegrafi/