Telegrafi

Mandzukic mund ta zë vendin e Ibras në ndeshjen ndaj Genoas

(Foto: Instagram/mariomandzukic)

Sulmuesi i Milanit, Mario Mandzukic, mund të startojë në sfidën e të shtunës ndaj Genoas në Serie A.

Ish-futbollisti i Juventusit arriti në San Siro në janar dhe pritshmëritë ishin të mëdha, mirëpo koha e tij në fushë ka qenë e kufizuar për shkak të problemeve me gjendjen fizike.

Lojtari kroat tashmë është sërish në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli dhe duhet t’i bindë drejtorët me paraqitjen e tij që t’ia zgjatin kontratën edhe pas kësaj vere.

(Foto: Instagram/mariomandzukic)

Meqenëse, Zlatan Ibrahimovic është i pezulluar për këtë ndeshje, La Gazzetta dello Sport raporton se 34-vjeçari mund ta udhëheqë sulmin.

Lexo po ashtu Ndëshkohet Zlatan Ibrahimovic

Që nga rikthimi në Serie A, ai i ka zhvilluar pesë ndeshje zyrtare për Rossonerët dhe akoma nuk ka shënuar gol. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mariomandzukic)