Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Juventusin që do të bëhet zyrtare në ditët e ardhshme.
Sulmuesi 32-vjeçar ka qenë në fund të kontratës deri në vitin 2020.
Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja e re do të shkojë deri në qershor 2021 që i bie se ai mund ta mbyll karrierën.
Mandzukic u bashkua me Juven në vitin 2015 nga Atletico Madrid për 21 milionë euro.
Kroati ka shënuar 43 gola në 158 ndeshje, duke dhurua edhe 23 asistime.
Ai me pagën e re do të fitojë 5.5 milionë euro një më shumë se sa e kishte aktualisht. /Telegrafi/