Telegrafi

Mandzukic konfirmon largimin nga Milani

Mario Mandzukic ka konfirmuar se do të largohet nga Milani.

Sulmuesi kroat kaloi te Rossonerët në afatin kalimtar të janarit si lojtar i lirë.

Por, Mandzukic nuk ka arritur të gjejë vetën te klubi italian dhe do të largohet në muajin qershor.

Lexo po ashtu Olivier Giroud e Milani afër marrëveshjes

Kontrata e tij nuk do të vazhdohet dhe lojtari ka thënë se ishte një nder për të që të luante për Milanin.

“Ishte një nder. Jam falënderues ndaj menaxhmentit të klubit që më dhanë këtë shans”, ka thënë ai.

Vetëm gjashtë muaj, kaq zgjati aventura e tij në San Siro dhe Milani do të aktivizohet për një tjetër sulmues, e që raportohet se do të jetë Olivier Giroud i Chelseat. /Telegrafi/