Artistët shqiptarë, Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi, u përballën ditën e djeshme në emisionin “Shihemi në gjyq” për shkak të disa mosmarrëveshjeve në projektin e përbashkët “Të ka lali shpirt”.
Këngëtari në fjalë e akuzoi Silvën për një shumë të konsiderueshme parash dhe për atë se ka marrë një përqindje shumë të vogël.
Sidoqoftë, me përballjen e fundit ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin me premtimin se kjo çështje nuk do diskutohet më në publik mes tyre.
Mandi Nishtulla i tha sërish Silva Gunbardhit “Të ka lali shpirt” duke arritur një paqe mes tyre në “Shihemi në Gjyq”.
Të gjitha të drejtat autoriale dhe të shfrytëzimit pasuror të këngës “Të ka lali shpirt” nga klikimet në YouTube, Mandi do i kërkojë në rrugë ligjore me protagonistët e tjerë.
Eni Çobani: Ne besoj që thamë pjesën më të madhe të gjësë, mund të kemi lënë gjëra pa thënë. Kërkoj ndjesë ndaj dy këngëtarëve dhe sigurisht ndaj Alfredit. Unë jam e hapur që ne ta vazhdojmë privatisht dhe ju do të më premtoni se kjo gjë publikisht nuk do të diskutohet më sepse një nga pikat e ndërmjetësimit sot është edhe fyerja publike që ti i ke bërë Silva Gunbardhit.
Pra për të gjitha ato fjalë që ke thënë në adresë të Silvës, çfarë do t’i thuash asaj tani?
Mandi Nishtulla: Që të ka “lali shpirt” prapë?
Eni Çobani: Sigurisht!
Ardit Gjebrea: Mund t’i thuash edhe ‘ndjesë’.
Eni Çobani: Sepse Silva e pret këtë gjë dhe besoj që kjo ka qenë…
Silva Gunbardhi: Jo, unë dua që Mandi dhe çdo person tjetër të jetë i vërtetë.
Mandi Nishtulla: Unë i vërtetë kam qenë gjithmonë.
Ardit Gjebrea: Që ti Mandi nuk merr asgjë nga ajo këngë nuk është vetëm krim, është edhe turp! Atë që të takon duhet ta marrësh.
“Të ka lali shpirt” deri më tani ka kaluar shifrën e 600 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/