Site icon Telegrafi

I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Krivokapiq: Urgjentisht të mbrohet Abazoviq

Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime kundër normalitetit dhe përparimit në vendin tonë, tha i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Ai tha se autoritetet shtetërore duhet të marrin urgjentisht të gjitha masat për të mbrojtur shqiptarin, por edhe qytetarë të tjerë të Malit të Zi.

Lexo po ashtu A po kërcënohet Dritan Abazoviq nga një klan mafioz?

“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut,” shkroi Krivokapiq në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.

“Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë! Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviqit, por edhe qytetarë të tjerë të vendit tonë”, pohoi ai.

Drejtoria e Policisë (UP) njoftoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) paraqiti një dokument ku thuhej se bazuar në të gjitha të dhënat në dispozicion të këtij organi shtetëror, nuk ka të dhëna operacionale dhe informacione që tregojnë se siguria e kryetarit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq është e rrezikuar.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, drejtori ekzekutiv i grupit parlamentar, URA, Zoran Mikiq, tha në konferencën për shtyp se një klan rajonal kriminal dëshiron të rrezikojë jetën e politikanit shqiptar.

Lexo po ashtu Dritan Abazoviq takohet me zyrtarë të BE-së, nuk flet rreth kërcënimeve me jetë

Ndryshe, politkani shqiptar gjatë ditës së sotme nuk ka pranuar të flas rreth kësaj teme pas takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version