Site icon Telegrafi

Mandati i PSP-së po afrohet drejt fundit, “bombat” mund të mos pranohen si prova

Nesër pritet rifillimi i debatit në Këshillin e Gjykatës së Lartë lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe për përdorimin e materialeve nga “bombat” e opozitës si prova në proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë debat gjithashtu do të diskutohet edhe për mundësinë që vetëm prokurori publik Marko Zvërlevski të ketë mundësinë që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, duke përfshirë këtu edhe lëndët e Prokurorisë Speciale.

Bombat e opozitës janë pranuar në rastin “Spiuni” ndërsa në rastin “Shuplakat e Zhernovskit” gjykatësja refuzoi një gjë të tillë. Ndërsa, për profesoreshën universitare Besa Arifi, nuk ka dilema se bisedimet e përgjuara mund të përdoren si prova. Sipas saj, në afatin e fundit kur PSP-ja mund të ngrit akuza, po bëhet sabotazh në punën e saj./Telegrafi/

Exit mobile version