Site icon Telegrafi

Mandati katërvjeçar, LVV publikon video: Qeveria Kurti e përmbushi mandatin e plotë me përkushtim e punë të palodhshme për ta çuar Republikën përpara

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video, me të cilën prezantojnë siç thonë të arriturat gjatë mandatit katërvjeçar.

Në postimin e LVV-së thuhet se Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë politike që realizon një mandat të plotë.

“Pandemia, lufta në Ukrainë, kriza energjetike, inflacioni, sulmet terroriste në veri. Duke tejkaluar me sukses çdo sfidë, Qeveria Kurti e përmbushi mandatin e plotë me përkushtim e punë të palodhshme për ta çuar Republikën përpara”, thuhet në këtë video.

Ndërkaq, në postimin e bërë thuhet tutje se ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha.

“Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet. Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit.

Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm. Po jetojmë në rrethana të vështira globale, por vetëm me qeverisje të mirë mund të triumfojmë”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version