Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
Bashkimi Evropian pret që marrëveshja ndërmjet tyre dhe Qeverisë së Kosovës të ratifikohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës.
Pas këmbimit të letrave në mes të presidentit Thaçi dhe shefes për politikë të jashtme të BE-së, Mogherini, misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Qeveria e Kosovës ia vazhdoi mandatin edhe për dy vjet me mundësi vazhdimi deri në 8 vjet.
Burime të Lajmi.net thonë se marrëveshja apo vazhdimi duhet të votohet në Kuvend me së largu deri më 14 qershor, sepse me datën 15 në orën 24:00 Kosovën duhet ta zë me një vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
Por, për analistët vazhdimi i mandatit të EULEX-it po bëhet për arsye politike, përkundër se do të duhej të fuqizohej në fushën e sundimit të ligjit.