Site icon Telegrafi

Mandatari për kryeministër i Mal të Zi, Krivokapiq: Abazoviq do të jetë zv.kryeministër dhe zëvendësi im

Zdravko Krivokapiq, mandatari për të krijuar qeverinë e Malit të Zi, tha se është i bindur se qeveria e re do të votohet më 2 dhjetor.

E vetmja gjë që e shqetëson, thotë ai, është se periudha kohore është mbi pritjet e qytetarëve.

Ai gjithashtu pohoi se kryetari i grupit parlamentar, URA, Dritan Abazoviq, me siguri do të jetë zëvendëskryeministër dhe zëvendësi i tij, por ende nuk është e sigurt se nëse do të jetë Ministër i Brendshëm, raporton rtcg.me.

I pyetur nëse Abazoviq do të jetë Ministër i Brendshëm, ai tha se nuk dëshironte të përgjigjej drejtpërdrejt.

“Unë e di çfarë kam propozuar. Arsyeja qëndron në faktin se mendoj që është e ndershme, e drejtë dhe me qëllimet më të mira. Ishte veprimi im më i mirë për të arritur një konsensus”, tha Krivokapiq për TV Vijesti.

Lexo po ashtu Terziq tërhoqi kandidaturën për Ministrinë e Brendshme, hapet rruga për Dritan Abazoviqin

Ndryshe, Abazoviq po këmbëngul të merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ku këtë të fundit ka hequr dorë ta drejtoj Nikola Terziq. /Telegrafi/

Exit mobile version