Site icon Telegrafi

Mandat arresti kundër dy historianëve që fyen Ataturkun

Mandat-arresti u lëshuan sot kundër dy historianëve të akuzuar për fyerje të themeluesit të Republikës turke, Mustafa Kemal Ataturk, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve “Dogan”.

Një polemikë shpërtheu në Turqi pasi Suleyman Yesilyurt kishte konfirmuar të shtunën, gjatë një emisioni që prezantonte në televizion, se një vajzë adoptive e Ataturkut ishte në realitet e dashura e tij.

Më parë, një historian tjetër, Hasan Akar kishte konfirmuar në rrjetet sociale se nëna e themeluesit të Republikës kishte punuar në një “shtëpi publike” duke e bërë Ataturkun një “fëmijë ilegjitim”.

“Dy personat u bënë objekt i një hetimi për fyerje të kujtimit të Ataturkut dhe nxitje të urrejtjes”, sipas Dogan.

Kryeministri, Binali Yildirim kishte dënuar ashpër këto deklarata duke i kërkuar drejtësisë të hetojë.

Mustafa Kemal Atatürk ka qenë presidenti i parë i Turqisë në vitete 1923-1938, themeluesi i një Republike laike dhe moderne në gërmadhat e Perandorisë osmane.

Exit mobile version