Site icon Telegrafi

Mandarinat ia shpëtojnë studimet

Wu Xiaobin i solli dy kamionë me mandarina në kolegjin e tij, në qytetin Quzhou, i cili gjendet mbi dyqind kilometra larg shtëpisë së tij në Hangzhou.

Ai vendosi t’i shiste mandarinat sepse ndryshe nuk mund t’i përballonte shpenzimet e studimeve për media dhe komunikim në Universitetin Zhejiang.

"Këtë vit qyteti im i lindjes kishte bereqet me mandarina, por për shkak të krizës ekonomike dhe thashethemeve për parazitë në portokaj, shumë pak prej tyre u shitën", ka thënë Wu.

"E kam kaluar tërë pushimin dimëror duke i ndihmuar babait tim për t’i shitur mandarinat, por shumë pak patëm sukses", ka shtuar ai.

Pasi që nuk kishin arritur të fitonin para nga shitja, babai i tij vendosi t’i japë një të tretën e 15 tonëve të mandarinave që kishin, për të paguar studimet e të birit.

Falë mediave lokale, të cilat e mbuluan lajmin, ai arriti t’i shes të gjitha mandarinat brenda një ore, prej kur kamionët erdhën afër konviktit.

Kompanitë blenë paketa mandarinash për të punësuarit e tyre për të mbështetur djaloshin Wu, si dhe familjet lokale erdhën të blejnë frutat e tij në mënyrë që ai të mund të mbetet në kolegj.

Exit mobile version