Telegrafi

Mancini zbulon dy yjet që i kërkoi te Interi

Trajneri i njohur italian Roberto Mancini ka folur për periudhën e tij të fundit tek Interi.

Mancini ka treguar se cilët janë lojtarët më të fortë që ka stërvitur dhe ata që kishte dëshirë t’i ofronte te Interi.

“Nëse më pyesni se kush kanë qenë lojtarët më të fortë që kam stërvitur, unë ju përmend emra si Aguero, Yaya Toure dhe sigurisht Ibrahimovic”.

“Ky i fundit është një lojtar i madh, i cili bën diferencën edhe sot. PSG-ja humbi shumë me largimin e tij”.

“Mendoj se në Paris u mungon shumë një si Ibra, edhe pse kanë një lojtar si Cavani, i cili shënon shumë gola”.

“Kam shumë simpati për uruguaianin dhe desha ta afroja edhe tek Interi, por kushtonte shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Nasrin”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/