Roberto Mancini e ka konfirmuar të ardhmen e tij duke thënë se edhe në vitin e ardhshëm do të jetë në Inter.
Trajneri që u kthye në San Siro sezonin shkuar këtë vit e ka obligim kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Do të jem trajneri i Nerazzurrëve edhe vitin e ardhshëm”.
“Do të shohim. Ne ishim në krye të kampionatit për një kohë të gjatë”.
“Vendi i tretë? Çdo ndeshje është deçizive dhe ne ende kemi mundësi dhe duhet të besojmë”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/