Telegrafi

Mancini: Top katërshi ende në duart tona

Në takimin e radhës City do të udhëtojë në fushë të Burnleyt, dhe italiani mendon se edhe ky takim do të jetë i vështirë për ta.

“Ne kemi nevojë të luftojmë në shtatë ndeshjet e fundit dhe e dimë se do të jetë vështirë kur të përballemi me Burnley. Dua të luajmë më mirë se kundër Wiganit, pasi kemi lojtarë. Dua ekipi im të luajë futboll të mirë”.

“Pozita që çon në Ligën e Kampionëve? Është ende në duart tona. Varet nga ne. Ne kemi shanse të mira”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/