Telegrafi

Mancini tifoz i Unitedit në LK

Pasi City është eliminuar nga Liga e Kampionëve, trajneri italian po shpreson që t’u shtohet presioni Djajve të Kuq, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të kthehet në krye të r Ligës Premier si vitin e kaluar.

“Do të shkoj të bëj tifo për ta me një flamur bardhë e kuq. Por, të luash kundër Realit është vështirë, sepse ata janë ndër më të mirët në botë. Ata edhe Barca kanë lojtarë fantastikë dhe histori fantastike”.

“Do të jetë shumë vështirë për Unitedin që ta mposhtë (Realin), sepse është vërtet një klub i madh”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/