Telegrafi

Mancini: Tevez si Rooney dhe Messi

Tevez ka shënuar 19 gola në 28 paraqitjet e tij në Ligën Premier këtë sezon, një statistikë që e ka lënë të impresionuar menaxherin e tij.

“Tevez mund të krahasohet me cilindo sulmues. Por, Rooney luan në Ligën e Kampionëve, Lionel Messi luan në Ligën e Kampionëve. Nëse Tevez do të luante në Ligën e Kampionëve ai do të ishte në të njëjtin nivel, sepse ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”.

“Përfundimi në pozitën e katërt është një gjë e mirë sepse do të luanim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo do të ishte mirë për klubin. Më pas ne mund të përmirësohemi shpejtë. Por, nuk duhet të mendojmë vetëm për atë. Ne po bëjmë më të mirën për të përfunduar në pozitën e katërt, por është e mundshme që të mos përfundojmë aty”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/