Telegrafi

Mancini: Tevez do të mbetet në City

Tevez pati një sezon të shkëlqyeshëm në Manchester City, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që qytetarët të kualifikohen për në garën evropiane. Ata mbrëmë u mposhtën me rezultat minimal 1-0 nga Tottenhami, që me këtë fitore siguroi biletën e fundit për në Ligën e Kampionëve.

“Carlos Tevez ka marrëveshje me Manchester Cityn dhe do të mbetet këtu edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/