Telegrafi

Mancini të bindë Bridge që të kthehet në kombëtare

Bridge është tërhequr nga kombëtarja angleze muaj më parë pas skandalit të John Terryt me ish- të dashurën e tij.

“Gjithnjë është me rëndësi për një lojtar që të luajë në Kampionatin Botëror, sepse mund të luani në të, njëherë ose dy herë në jetën tuaj”.

“Unë shpresoj se Bridge do të ndërrojë mendje. Nëse ke rast të luash për Anglinë në Kampionatin Botëror, do të thotë se mund të fitosh Kupën e Botës. Për një lojtar është me rëndësi të luajë në një Kampionat Botëror dhe mendoj se Bridge do të ndërrojë mendje”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/