Trajneri i Interit, Roberto Mancini është takuar me të dy pronarët e klubit, Steven Zhang dhe Erick Thohir këtë pasdite pasi e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
Ajo që ka qenë e përfolur gjatë gjithë verës se ish-trajneri i Manchester City ishte në rrugën e tij të largohet nga San Siro, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe një mosmarrëveshje të raportuar me hierarkinë e klubit mbi strategjinë e transferimeve.
Pavarësisht se Mancini ka mohuar se ka ndonjë tension mes tij dhe shefave të tij, sot 51-vjeçari ka folur me të dy, Zhang dhe Thohir në Nju Jork në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Siç është raportuar nga Gianluca Di Marzio, strategu u takua së pari Zhang – birin i pronarit të ri Zhang Jindong, para se më vonë të takohet edhe me presidentin Thohir.
Sipas gazetarit italian, do të ketë një takim tjetër në mes të tre njerëzve më vonë këtë mbrëmje, me të ardhmen e Mancinit që është potencialisht e pavendosur. /Telegrafi/