Telegrafi

Mancini: Situata te Interi është shumë e komplikuar

Roberto Mancini ka thënë se situata te Interi është tejet e komplikuar. Trajneri italian u largua nga Nerazzurrët, pasi klubin e mori Suning Group, ndërsa Frank de Boer zuri vendin e tij.

Megjithatë, edhe ish-trajneri i Ajaxit është në prag të shkarkimit pas rezultateve të dobëta që po kalon skuadra.

Mancini ka sqaruar se në Angli, presidenti është joekzistues, ndërsa në Itali krerët e klubit janë të prirë që të tregojnë prezencën e tyre duke ndikuar edhe në skuadër.

Lexo po ashtu Interi ka shkarkuar 13 trajnerë në 22 vjet, apo vjen shkarkimi i 14? (Foto)

Ai ka thënë më tej se derisa te Interi ka kinezë (Suning Group), indonezian (Erick Thohir), italianë dhe anglez (Michael Bolingbroke) – “situata është më e komplikuar”.

“Në biznes, rezultatet janë afatgjate, kurse në futboll janë afatshkurtra. Çdo tri ditë të kritikojnë ose të lëvdojnë, prandaj është ndihmesë e madhe nëse klubi i mbështet trajnerët dhe lojtarët. Mendoj se kjo është e rëndësishme”, është shprehur Mancini. /Telegrafi/